Sondazhi, europianët nuk duan në BE as shqiptarët as serbët

11 April 2022, 20:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sondazhi, europianët nuk duan në BE as shqiptarët as serbët

Shqiptarët dhe serbët janë më pak të preferuarit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, sipas një sondazhi të kryer me shtetasit e katër vendeve më të mëdha të unionit.

Sipas sondazhit të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, më të pëlqyerit janë malazezët, më pas Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe në fund Shqipëria, Serbia e Kosova.

Studimi është kryer në mars të këtij viti me pjesëmarrjen e 5621 personave nga Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja. Ajo që vihet re është se italianët japin një mbështetje relativisht më të lartë në krahasim me të tjerët për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mbështetja më e lartë e tyre ofrohet për Shqipërinë, ndërsa më e ulta për Kosovën.

Sondazhi, europianët nuk duan në BE as shqiptarët as serbët

 


Video