A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.
Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, Xhevair Hoxha, 61 vjeç, dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe.
Pasi ka kryer krimin e rëndë në shtëpi 61-vjeçari më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë fakti që 61-vjeçari nuk pranonte bashkëjetesën e djalit të tij me 30 vjeçaren, pasi kjo e fundit kishte qenë më parë e martuar.