Pamje të rënda janë ato brenda banesës ku ndodhi krimi i rëndë në Fier, ku 61-vjeçari Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, 30-vjeçaren Merushe Hazizi.
Ndërkohë që pastron gjakun, bashkëshortja e Xhevairit tregon debatet që kishin në familje duke theksuar se ishte e ndjera shkaku se përse i biri, Fatjoni ishte ndarë nga bashkëshortja e parë, me të cilën kishte një djalë 8 vjeç. Kjo e fundit ishte rimartuar në Durrës pas ndarjes me Fatjonin, i cili kishte krijuar një lidhje paralele me Merushën.
“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu”, tregon ajo.