Vjehrri vrau nusen e djalit në Roskovec, të afërmit në lot: O moj nëne xhani, ç’më bëre

12 April 2022, 14:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vjehrri vrau nusen e djalit në Roskovec, të afërmit në lot:
Foto nga vendi ku ndodhi vrasja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Vidhishtë në Roskovec të Fierit, ku 61-vjeçari Xhevair Hoxha ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizi, dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Pak minuta pas krimit forca të shumë policie kanë mbërritur në vend dhe zona është rrethuar me shiritët e krimit. Gra që shpërthejnë në lot e qajnë me zë vrasjen e dy personave dhe të tjerë njerëz që përpiqen t’i ngushëllojnë.

30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.

Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të mospranimit të kësaj lidhjeje, 61-vjeçari, ka qëlluar për vdekje me thikë të renë dhe më pas është vetëvarur.

Viddeo e marrë nga BW:

 


Video