“Më bëre burrë"/ Letra prekëse e Saimir Tahirit, për babain që i ndërroi jetë

16 March 2023, 11:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Më bëre burrë"/ Letra prekëse e Saimir Tahirit,

Babai i ish-ministrit Saimir Tahiri, ka ndërruar jetë. Lajmi u bë me dije në faqen zyrtare të ish-ministrit të Brendshëm, i cili po vuan dënimin në burg.

Në foton e publikuar të të atit, është bashkangjitur dhe një letër që Tahiri e ka dërguar nga burgu.

Letra e plotë:

O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thosha dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më: Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!


Video