Mbyllet protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

5 July 2026, 22:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin
Pamje nga marshimi

Pas disa orësh është mbyllur protesta e 36-të radhazi para Kryeministrisë, ku qytetarët mbajtën fjalime dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Në përfundim të tubimit, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, ndërsa organizatorët i ftuan qytetarët të marrin pjesë masivisht edhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.

Gjatë mbylljes së protestës u shpreh edhe mbështetje për protestuesit e arrestuar në tubimet e mëparshme.

"Sot protestojmë edhe për dy shokët tanë që na ndjekin nga televizioni! Jemi me ju!", tha një prej organizatorëve.

 


Video