Flet një nga të ndaluarit në protestë: Jemi përballur me dhunë, s’na është ofruar ndihma bazike mjekësore

5 July 2026, 20:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flet një nga të ndaluarit në protestë: Jemi përballur
Albin Nikolli

Albin Nikolli, një nga protestuesit që qëndroi disa ditë në komisariat, pas protestës së 2 korrikut, pretendon se ai dhe shokët e tij janë dhunuar nga policia edhe gjatë paraburgimit.

Po ashtu Nikolli thotë se nuk i është ofruar ndihma bazike mjekësore nga një personel i kualifikuar. 

Në fjalën e mbajtur gjatë protestës së 36-të para Kryeministrisë, i riu u shpreh:

“Unë jam një nga dy personat e arrestuar në protestën e 2 korrikut. Jemi arrestuar në mënyrë të paligjshme. Kemi qenë te Parlamenti, kemi kërkuar informacion për një protestues dhe jemi përballur me dhunë të pashpjegueshme nga Policia e Shtetit. Jemi ndaluar në mënyrë brutale dhe jemi shoqëruar në Komisariatin nr.3. Unë s’dua të viktimizohem, pasi shumë nga shokët e mi me të cilët kam qenë kanë pësuar dhunë të jashtëzakonshme dhe të pajustifikuar. Dua të them që s’na është ofruar as ndihma bazike mjekësore, as ekspertiza mjeko-ligjore nga personel mjekësor i kualifikuar edhe pse është e drejta jonë ligjore dhe kushtetuese. Protestuesit s’janë huliganë, s’janë kundër ligjit dhe rendit kushtetuese. Janë për ta kthyer Shqipërinë në shina demokratike”, tha ai.

 

 


Video