Mblidhet sot qeveria, firmoset shpërblimi për një pjesë të administratës, policë e zjarrfikës

30 December 2024, 12:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mblidhet sot qeveria, firmoset shpërblimi për një pjesë
Kryeministria

Qeveria do të mblidhet sot për të firmosur shpërblim për një pjesë të administratës. E paralajmëroi kryeministri Edi Rama.

“Mbështetja e vazhdueshme e administratës është kyçe. Kam parasysh mësuesit, mjekët e infermierët, punonjësit e policisë dhe ushtarakët, zjarrfikësit dhe punonjësit e burgjeve për të cilët një vendim i ri do të dalë sot në mbledhjen e qeverisë”, tha Rama.

Mbledhja do të jetë në orën 15:00 dhe shuma që pritet të lëvrohet, është 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja për çdo përfitues.


Video