Aksident në “Kthesat e Dragostunjës”, përmbyset makina/ Shoferi humbi kontrollin gjatë parakalimit!

30 December 2024, 12:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në “Kthesat e Dragostunjës”, përmbyset

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 11:00 të kësaj të Hëne në aksin e rrugës kombëtare, Librazhd-Prrenjas.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ”Kthesat e Dragostunjës“, 3 km larg qytetit të Librazhdit.

Sipas burimeve nga vendngjarja një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përmbysur në rrugë.

Ndërkohë drejtuesi i automjet dhe një person tjetër si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur.Paraprakisht nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa transporti i tyre për në spital është i vështirë për shkak të qarkullimit jashtëzakonisht të dendur të automjeteve në këtë aks të rrugës kombëtare.


Video