Qarkullonte me pistoletë dhe dorezë grushti, arrestohet 15-vjeçari në Tiranë

30 December 2024, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qarkullonte me pistoletë dhe dorezë grushti, arrestohet
Sendet e sekuestruara

Një adoleshent ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi i kap në flagrancë teksa qarkullonte me armë zjarri. Policia njofton se 15-vjeçari u kap në Fushë-Mëzez, nga shërbimet e komisariatit numër 6.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti).

Njoftimi i policisë Tiranë

Qarkullonte me armë zjarri, falë inteligjencës policore, kapet dhe vihet në pranga 15-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe një dorezë metalike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur A.K, 15 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video