Mbi 50 qytetarë nga Bulqiza përfundojnë në spital, dyshohet për helmim!

3 June 2023, 16:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbi 50 qytetarë nga Bulqiza përfundojnë në spital, dyshohet

50 persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës i janë drejtuar qendrës shëndetësore me shenja helmimi. Personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme, por simptoma që shfaqin janë të njëjta: të vjella e diarre.

Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm, i rrjetit të ujësjellësit, që furnizon gjithë Gjoricën. 

Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor kanë marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat dhe ka rezultuar se uji është i ndotur.


Video