Me urdhër të SPAK u arrestuan ditën e djeshme sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro dhe vartësja e saj Laura Sheto, specialiste tek bashkëqeverisja nën akuzën për korrupsion
Dyshohet se Duro ka marrë një ryshfet prej 4 milionë lekësh dhe ishte nën hetim edhe për një tender prej 2 milionë eurosh.
Zyrtarja e Shëndetësisë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit pasi kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook duke shpërndarë slogane politike të Partisë Socialiste.
Arrestimin e Joana Duros e paralajmëroi pak më parë dhe kryeministri Edi Rama gjatë takimit falenderues në Tiranë, ku u shpreh se një sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë para.