Një 33-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ka tentuar të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri.
Në pranga është vënë shtetasi Amir Bunjaku, banues në Zyrih, i cili akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve". Atij i janë gjetur 4 pako me ekstazi gjatë kontrollit të ushtruar në taksinë ku udhëtonte si pasagjer.
"Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të imtësishëm, një automjet taksi. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer shtetasi Amir Bunjaku, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi."- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.