Zbulohet se kush e vrau 20-vjeçarin shqiptar në Itali, dyshohet se u qëllua aksidentalisht nga vëllai minoren

3 June 2023, 11:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet se kush e vrau 20-vjeçarin shqiptar në Itali, dyshohet se u
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit shqiptar brenda banesës së tij në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenzas, Itali.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se autori i dyshuar është vëllai i tij, minoren i cili dyshohet se e ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri në kokë. 20-vjeçari mbeti i plagosur dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Raportohet se përballë prokurores  Daniela De Girolamo, minoreni ka rrëfyer se ka qënë ai që ka goditur aksidentalisht me pistoletë vëllain e tij.

I kapur nga paniku, ai ka qëndruar i mbyllur në banesë deri sa më orën 22:50 është dorëzuar tek forcat e rendit. Ai është vënë nën hetim nga Policia.

Viktima ka humbur jetën, ndërsa ndihma e shpejtë kishte nisur operacionin e shpëtimi me një helikopter drejt spitalit të Piacenzës. Hetimet mbi ngjarjen vazhdojnë.


Video