Masakra në Shkodër/ DOKUMENTI: Si i mbylli 'sytë' DREJTËSIA në lirimin nga burgu të autorit, Ragip Gila!

8 Shtator 2025, 13:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ragip Gila

Dy të vrarë dhe 2 të plagosur është bilanci i një atentati që trondit Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal pranë Bashkisë së qytetit.

Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).

Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri.

Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga. 

Autori i dyshuar, Ragip Gila, i riu nga Shkodra, i cili më 2023 u arrestua pasi policia zbuloi në banesën e tij një arsenal armësh, municion, jelekë antiplumb dhe sasi droge, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas ngjarjes së rëndë të vitit 2025, ku vrau dy persona të pafajshëm dhe plagosi dy të tjerë.

Në dhjetor 2023, Gila u kap në flagrancë me:

1- jelekë antiplumb, maska dhe paruke,

2- armë gjahu dhe municion luftarak,

3- si dhe sasi lëndësh narkotike.

Për këto, ai u procedua për veprat penale:

Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (parashikon 5 deri në 15 vjet burg),

Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” (5 deri në 15 vjet burg),
si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Megjithatë, vetëm Gila nuk ka vuajtur as 1.5 vite të plota dënim për një vepër penale që parashikohej 5-15 vite.

Hallkat e drejtësisë në Shkodër duket janë bashkëpërgjegjëse në masakrën që ka shkaktuar Gila mëngjesin e së hënës së 8 shtatorit vetëm pak kohë pasi ishte liruar nga burgu për akuza penalë të rënda.

Masakra në Shkodër/ DOKUMENTI: Si i mbylli 'sytë'

Pikërisht kjo ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e drejtësisë dhe mënyrën si u trajtua dosja e tij. A është përdorur edhe për zgjedhje, si shumë të tjerë?

Në vitin 2025, Gila akuzohet se kreu një vrasje të dyfishtë në Shkodër, duke tronditur opinionin publik. Ngjarja ngre në pah dështimin e sistemit për të mbajtur pas hekurave persona të rrezikshëm, ndonëse ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda që parashikojnë dënime të gjata me burg.

Kujtojmë se:

Në kuadër të operacionit policor “Imazhi fals”, është ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit Ragip Gila, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Me vendim të gjyqtarit Albert Keraj, autori i masakrës së sotme është lënë i lirë me shërbim prove.

Dokumenta bashkëngjitur


Video