"Ik se ka rrezik, largohu"/ SKEDA e autorit të MASAKRËS së Shkodrës: Rakip Gila, i liruar nga BURGU pak muaj më parë!

8 September 2025, 11:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ik se ka rrezik, largohu"/ SKEDA e autorit të MASAKRËS
FOTO: Rakip Gila

Rakip Gila, autori i dyshuar i masakrës në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, mes tyre një grua, është me rekorde kriminale.

Tre vite më parë, në lagjen Partizani, u zbulua një bazë armatimi dhe u arrestua, Rakip Gila.

Atëkohë, blutë sekuestruan 7 jelekë antiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe një sasi kanabisi.

VoxNews ka siguruar videon e momentit të arrestimit:

Rakip Gila u arrestua dhe dënua. Ai është liruar pak muaj më parë dhe tashmë kreu masakrën.

Atentati i sotëm në Shkodër la të vdekur në vendgjarje Armando Palin, punojës i IKMT-së, dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër.

Ndërsa pak mimuta më vonë ndërroi jetë njëri prej të plagosurve Lirodon Kraja.

Viktima, mësohet se ishte truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç). Ky i fundit, i cili po gjithashtu mbeti i plagosur, dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. 

Ngjarja ndodhi në lokalin “Kolë Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Ndëkrohë është arrestuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes.


Video