POROSIA nga Dubai? Publikohet FOTOJA e rumunit që EKZEKUTOI Renato HOXHAJN në Vlorë!

8 Shtator 2025, 08:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasësi i dyshuar: Daniel Radian Cornea/ Viktima nga Vlora: Renato Hoxhaj

Perspni që shikoni në foto është Daniel Cornea, 53 vjeç, shtetas rumun, me njërin nga prindërit grek dhe që jeton në Athinë.

Ai akuzohet nga Prokuroria e Vlorës si personi që ka kryer ekzekutimin e 58-vjeçarin Renato Hoxha, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 27 prillit 2025, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Kujtojmë se Renato Hoxhaj u ekzekutua me katër plumba mëngjesin e 27 prillit, viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup.

POROSIA nga Dubai? Publikohet FOTOJA e rumunit që EKZEKUTOI Renato HOXHAJN
Vrasësi i dyshuar: Daniel Radian Cornea

Autori ende i paidentifikuar ka lëvizur me një makinë tip "Range Rover" që është pikasur para dhe pas krimit dhe më pas ka humbur çdo gjurmë, ndërsa rezulton se ky mjet është blerë rreth 3 javë para krimit në Tiranë.

Vrasja dyshohet të jetë porositur nga Dubai, ndërsa për të vënë në jetë planin e ekzekutimit të Hoxhajt më 27 prill, autorët kanë përdorur 3 automjete./VoxNews


Video