Manipulim ofertash, në Itali kërkohet arrestimi i arkitektit Boeri, krijuesi i planit urbanistik të Tiranës

27 January 2025, 20:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manipulim ofertash, në Itali kërkohet arrestimi i arkitektit Boeri,
Stefano Boeri

Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrestimin e Stefano Boerit, arkitektit italian i njohur si mik i kryeministrit Edi Rama dhe njëkohësisht krijuesi i planit urbanistik të Tiranës.

Urdhër arrestete, përveç Boerit, janë kërkuar edhe për dy arkitektë të tjerë Cino Zucchi dhe Pier Paolo Tamburelli. Tre arkitektët akuzohen për manipulim ofertash dhe rrezikojnë të përfundojnë në arrest shtëpie.

Hetimet kanë nisur mbi një vit më parë për një konkursin ndërkombëtar të projektimit për ndërtimin e "Beic"-it të ri, Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës, e financuar me 101 milionë euro, ajo duhet të ndërtohet deri në vitin 2026 në zonën e Porta Vittoria-s.

Boeri dhe Zucchi janë gjithashtu nën hetim për "deklarime të rreme për identitetin e tyre ose cilësitë personale ose të të tjerëve". Gjyqtari hetues megjithatë rrëzoi sekuestrimin parandalues të mbi 5.2 milionë eurove për llogari të personave nën hetim dhe firmave profesionale të përfshira.

Sipas prokurorëve italianë ekziston një “rrezik konkret” që të tre, nëse lihen në liri, “mund të komunikojnë me njëri-tjetrin, të paraqesin një alibi për praninë e tyre të konstatuar në një vend në një ditë të caktuar”. Për shembull, Boeri, sipas hetimeve të Guardia di Finanza, ishte i pranishëm "pranë shtëpisë së Tamburelli një natë para shpalljes së tenderit".

Për më tepër, zyra e prokurorit beson se ekziston "një rrezik konkret i prishjes së provave nga të dyshuarit, të cilët, nëse lihen të lirë, mund të ndikojnë në depozitimet e ardhshme të anëtarëve të tjerë të komisionit përzgjedhës, RUP (Menaxheri i Vetëm i Procedurës) dhe drejtuesit e tjerë të Komunës me kushtëzimin apo presionin ndaj tyre”.

Boeri akuzohet gjithashtu se nuk ka deklaruar "bashkëpunimin e shpeshtë profesional" mes studios së tij dhe projektit SCE, të drejtuar nga Manuela Fantini (e cila ishte gjithashtu pjesë e konsorciumit fitues), të dokumentuar nga 9 fatura për 117,728 euro të lëshuara nga SCE për Stefano Boerin.

Sipas Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Guardia di Finanza, këto janë "metodat mashtruese" me të cilat manipulohej "kryerja e rregullt e tenderit".


Video