Vrasja e Irakli Davellës dhe plagosja e Edmond Hysës, policia greke arreston dy shqiptarë

27 January 2025, 16:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Irakli Davellës dhe plagosja e Edmond Hysës, policia greke
Vrasja e Irakli Davellës dhe plagosja e Edmond Hysës, policia greke arreston dy shqiptarë

Policia greke është duke zhvilluar një operacion për ekzekutimin e urdhër arresteve ndaj personave të dyshuar për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Irakli Davella dhe plagosjen e 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa.

Deri tani janë arrestuar dy persona, të dy shtetas shqiptarë.

Operacioni i nisur prej orëve të mëngjesit është në zhvillim e sipër dhe detaje të reja priten në vijim.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Thrakomakedones të Athinës paraditen e 15 dhjetorit, ku nga një automjet në lëvizje u hap zjarr duke lënë të vdekur 47-vjeçarin nga Mesopotami i Finiqit, ndërkohë që mbeti i plagosur rëndë 46-vjeçari nga Puka, i cili kishte mbërritur në Greqi nga Duseldorfi i Gjermanisë, por banonte edhe në Dubai.

 


Video