Makina përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë

9 February 2023, 19:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Viktima është 69-vjeçari me iniciale A.Z.

I ndjeri u përplas nga një automjet që drejtohej nga 31-vjeçari me iniciale L.L.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Grupi hetimor i policisë shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video