A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Dëfrim Pashaj, 40 vjeç është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitali ne Vlorës. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Mësohet se Pashaj po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk dihet ende nëse 40-vjeçarit i është bërë atentat apo plagosja e tij ka ardhur për shkak të ndonjë konflikti të çastit. Pritet marrja në pyetje e të plagosurit për të zbardhur më shumë detaje. Policia ndodhet aktualisht në spitalin e Vlorës.