Makina përplas këmbësoren në Durrës, niset në gjendje të rëndë drejt spitalit

21 April 2023, 13:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas këmbësoren në Durrës, niset në
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve praprake mësohet se automjeti me drejtues shtetasin Gjergj Kocuku ka përplasur këmbësoren rreth 60-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozetit, ndërkohë si pasojë e përplasjes 60-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes ka shkuar policia, të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e shoferit për në komisariat. Në vijim priten më tepër detaje.


Video