Operacion anti-drogë në Nikël, 1140 fidanë kanabisi asgjësohen nga policia, nuk ka të arrestuar

21 April 2023, 11:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacion anti-drogë në Nikël, 1140 fidanë kanabisi
Operacioni në Nikël

Policia e Krujës në bashkëpunim me stacionin e policisë Fushë Krujë dhe Forca e Posaçme Operacionale të Durrësit kanë zbuluar një parcelë të madhe me fidanë kanabisi në zonën e Niklës.

Sipas të dhënave, në parcelën e fshehur në një zonë të pyllëzuar u zbuluan më shumë se 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

Ndërkohë, strukturat hetimore vijojnë veprimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj tentative për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Video