Makina del jashtë rrugës në Pogradec, plagoset shoferja 27-vjeçare dhe nëna e saj

21 Prill 2025, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin Pogradec-Korçë, me pasojë plagosjen e nënë e bijë.

Policia thotë se makina e drejtuar nga 27-vjeçarja ka dalë nga rruga, pas humbjes së kontrollit. Fatmirësisht, të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 14:35, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Ford" dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja D. M., dhe nëna e saj pasagjere në mjet, të cilat po marrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave të aksidentit", njofton policia.

Video