
Katër ditë pas atentatit ndaj Gjovalin Prendit, babit të të ndjerit Roan Brahimi alias Sidorel Prendi ende nuk ka asnjë autor.
Mediat kanë publikuar foton e makinës së atentatorëve, një mjet tip Rover ngjyrë e zezë.
Momenti është kapur pas atentatit, teksa shihet që makina është në lëvizje. Brenda mjetit shihen edhe disa persona, por ata nuk shquhen mire.
64-vjeçari Gjovalin Prendi u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët ne hyrje te lokalit te tij (21 prill), duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Pak orë pas vrasjes së Prendit në Lezhë, në Tiranë ndodhi një tjetër atentat, ku mbetën të plagosur 4 persona. Policia dyshon se u ngatërrua shënjestra dhe se objektiv i mundshëm ishte gruaja e parë e Roan Brahimit.
Kjo e fundit, është motra e Ilir Beqarajt, i arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje ku dyshohet të ketë marrë pjesë dhe i shoqi, 32-vjeçari, Roan Brahimi.