
Të shtunën e 7 Majit do të dalin fituesit e Programit të Vizave Emigruese të Diversitetit 2022, i njohur gjithashtu si “Lotaria e Green Card”
Aplikantët mund ta verifikojnë online nëse kanë fituar me anë të numrit unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim.
“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare të Lotarise Amerikane.
Vlen të theksohet se ish-presidenti amerikan Donald Trump në vitin 2017 ndërmori një seri veprimesh që synojnë të ndalojnë individët nga vendet me shumicë myslimane të vijnë në Shtetet e Bashkuara, duke bllokuar "Lotarinë e Green Card", por këto kufizime u hoqën nga presidenti Joe Biden