Largimi i Yuri Kim, paralajmërimi i hakerave iranianë: Një u rrëzua, shumë të tjerë kanë për të ikur

9 Dhjetor 2022, 17:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grupi i hakerave iranianë, "Homeland Justice", kanë reaguar pas përfundimit të mandatit të ambasadores së ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe nisjes së proceduareve për zëvendësimin e saj.

Ata kanë publikuar në grupin e tyre në Telegram një foto të ambasadores Kim me kryeministrin Edi Rama, ku të dy në kokë iu është vendosur shenja e shënjestrës, ndërsa shefes së diplomacisë amerikane në Shqipëri edhe një kryq i kuq.

Krahas fotos ata shkruajnë: "Një u rrëzua, shumë të tjerë kanë për të ikur...".

A është ky një paralajmërim për diplomatët e huaj apo për Qeverinë, kjo mbetet për t'u parë.

Largimi i Yuri Kim, paralajmërimi i hakerave iranianë: Një u

Video