Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Fredi Beleri, i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, është lënë në burg nga policia nën akuzën e blerjes së votave.
Në burg është lënë edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.Fituesi i zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë Fredi Beleri është transferuar nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor. Ndërsa sot doli para Gjykatës së Posaçme.
SPAK kërkoi arrest me burg, ndërsa gjykata vendosi ta lërë në burg së bashku me mikun e tij Pandeli Kokaveshi, për të cilin seanca u zhvillua në mungesë.