Ekskluzive/ VoxNews në familjen e Jani Rustemaj, mamaja: Kush të vrau, o bir (Video)

22 Maj 2023, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Jani Rustemaj

VoxNews ishte sot në familjen e Jani Rustemaj i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në “Qendrën Spitalore Nënë Tereza”, ky i fundit ishte i arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe një pale atlete.

Në hyrje të banesës ishin mbledhur të afërm të tyre që po vizitonin për ngushëllim familjen e të ndjerit Jani Rustemaj.


Ata banoni në ‘Selitë’ të Tiranës në disa banesa të vjetra gati në rënie një varfëri e cila e kishte kapluar këtë familje.

Brenda në dhomën ku ndodhej arkivoli ishte mamaja e 27-vjeçarit e cila mes lotësh kërkonte drejtësi për djalin e saj. Valbona Rustemaj dëgjohej teksa thoshte: Kush ishte ai kriminel që të vrau o bir.

Video e mëposhtme ka pamje të rënda, por ne morëm lejen e familjarëve për ti publikuar, pasi dhe ata donin që të zbardhet e vërteta pse vdiq, Jani Rustemaj.

Burime për VoxNews thane se familja e tij pretendon se u dhunua në burg, ata do të protestojnë në 15:30 te Ministria e Drejtësisë.

Kujtojmë se Jani Rustemaj u arrestua më 13 Prill nga policia dhe më 14 Prill në paraburgimin në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore.

Mjekët, pasi konstatuan se në kartelën mjekësore i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike, i dhanë metadon për të stabilizuar situatën e tij. Por pas këtij mjekimi, ai ra në gjendje kome, ndërsa ishte nëna e tij që akuzoi bluzat e bardha për mjekim të gabuar.

Për rastin është ngritur edhe një hetim për të zbuluar se cilat ishin shkaqet e përkeqësimit të gjendjes së të riut që humbi jetën këtë të shtunë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video