(EMRI+FOTO)/ Ky është autori i dyshuar i vrasjes në Kavajë!

21 May 2023, 21:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

(EMRI+FOTO)/ Ky është autori i dyshuar i vrasjes në Kavajë!

Ky që shihni në foto është i shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i vrasjes në Kavajë, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Habib Rexha.

Arian Gosa u ekzekutua me një plumb në kokë, teksa ndodhej në një lokal duke konsumuar kafe me babanë e tij.

Sipas policisë, shkak i kësaj vrasjeje është hakmarrja, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njoftim:

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

(EMRI+FOTO)/ Ky është autori i dyshuar i vrasjes në Kavajë!

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.


Video