Makina merr flakë pas përplasjes me autobusin në Qafë Thanë, disa të plagosur

21 May 2023, 17:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Makina merr flakë pas përplasjes me autobusin në Qafë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Pogradec-Prrenjas, në Qafë Thanë.

Mësohet se një automjet është përplasur me një autobus dhe pas përplasjes makina është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e aksidentit, burime bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur shoferi dhe dy pasagjerët në automjet, ndërsa tek autobusi ka vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen gjendja e të plagosurve, teksa janë transportuar me urgjencë në spitalin e Prrenjasit. Policia ndodhet n/ vendin e ngjarjes.

Për shkak të aksidentit janë krijuar dhe rradhë të gjata kilometrike të automjeteve të tjera.


Video