Urdhëroi shembjen e hotelit të komisionerit të Fredi Belerit, shkarkohet nga detyra kreu i IKMT-së Vlorë

21 May 2023, 14:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Urdhëroi shembjen e hotelit të komisionerit të Fredi Belerit,
Simbol Pazaj

Është shkarkuar nga detyra kreu i Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në qytetin e Vlorës, Simbol Pazaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se arsyeja e shkarkimi ka lidhje me dokumentacionin e hotelit të Fjorentin Belit në Dhërmi, që duhej verifikuar më parë.

Simbol Pazaj më parë ka qenë zv.kryetar i Bashkisë së Himarës, ndërsa postin si Drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorti Vlorë e mori në nëntor të vitit 2020.

Kujtojmë se Fjorentin Beli ishte numërues në zgjedhjet lokale, që në këtë bashki u fituan nga kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri. Hoteli i tij në Dhërmi u rrethua vetëm dy ditë pas zgjedhjeve dhe u kërkua që të shembej.

Vetë pronarët dhe mbështetësit e tij deklaruan se nuk do të lejojnë që të shembet hoteli dhe shembja u pezullua. Inspektorët pretendonin se hoteli është ngritur pa leje, ndërsa pronarët të kundërtën. Ata u shprehën se janë të rregull dhe kanë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Hoteli kishte një shtesë leje ndërtimi nga kryebashkiaku aktual Jorgo Goro, por kishte ndërtuar një kat shtesë mbi lejen. Dokumentet e vëna në dispozicion nga familja tregojnë se për shtesën cilën kishte marrë siç del nga shkresat të drejtën për legalizim në 5 maj të këtij viti në mes të fushatës elektorale. Një dokument i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës i datës 16 maj konfirmon marrjen e legalizimit. Por një ditë pas këtij dokumenti me një urdhër të IKMT-së fadromat dhe xhenierët minuan godinën mes protestave të familjes.


Video