Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Doganave, ja kush pritet ta zëvendësojë!

28 January 2026, 13:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Doganave, ja kush pritet ta
Genti Gazheli

Genti Gazheli është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, detyrë që e mbante prej 5 vitesh.

Vendimi për shkarkimin e tij firmoset sot në mbledhjen e qeverisë.

Po sot dha dorëheqjen Besmir Beja, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.

VoxNews ka mësuar se Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave që nga viti 2018, do të marrë drejtimin e Doganave.

Në mbledhjen e qeverisë pritet të firmosen edhe ndryshime të tjera në krye të institucioneve me peshë, vendime të cilat do të bëhen publike në orët në vijim.


Video