Qeveria shfuqizon Bordin e Çetit!

7 June 2023, 12:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qeveria shfuqizon Bordin e Çetit!

Pas mbledhjes qeverisë Ministrja Ibrahimaj në një komunikim për mediat theksoi se sot është marrë vendimi për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve.

“Me fillimin e krizës së çmimeve qeveria ngriti një Bord të Transparencës për kontrollin e çmimeve në tregun e hidrokarbureve.

Çmimet kanë pasur luhatje të mëdhaja dhe kanë qenë ndjeshëm. Ne përcaktuam nëpërmjet një akti normativ disa marzhe fitime që nuk mund të ndryshonin

Gjatë tre  mujorit të parë kemi ndjekur zhvillimet e tregut dhe themi që tregjet janë stabilizuar. Bazuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne vendosëm të shfuqizojmë bordin”, tha Delina Ibrahimaj.

Bordi i Transparencës u krijua më 12 mars 2022pas krizës së karburanteve prej luftës në Ukrainë. Bordi i Karburanteve kishte në përbërje përfaqësues të biznesit dhe qeverisë, të cilët vendosnin çmimet në bazë të lëvizjeve në bursë.


Video