Anulohet tenderi për Portin e Ri tregtar në Porto Romano!

7 Prill 2026, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Portin e Ri tregtar në Porto Romano

Tenderi për Portin e Ri tregtarPorto Romano zyrtarisht i anulluar.

Njoftimi është shpallur në Buletinin e Agjencia e Prokurimit Publik.

Tenderi u anulua pasi kompania e vetme e mbetur në garë nuk paraqiti ofertë financiare.

Anulohet tenderi për Portin e Ri tregtar në Porto Romano!

Në garë ishte kompania Achirodon. Tenderi për këtë projekt, 393 milionë euro pa TVSH ka dështuar disa herë.

Në garën e hapur në dhjetor të 2024-ës, u paraqitën 5 konsorciume dhe vetëm njëra prej tyre kaloi në fazën finale për të paraqitur një ofertë teknike dhe ekonomike.

Një nga kandidatët bëri kallzim në Prokurorinë e Posaçme.

Dy javë më parë, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zyrat e Autoritetit Portual Durrës dhe sekuestruan të gjithë dokumentacionin e garës për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.


Video