Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut për shuarjen e masës "Pezullim nga detyra"

7 April 2026, 10:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut për shuarjen e
Belinda Balluku

Apeli i Posaçëm në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e deputetes Belinda Balluuku, për heqjen e masës ‘pezullimi nga detyra’ masë e cila nuk është më në fuqi sipas mbrojtjes, përderisa Balluku nuk është më as zv/kryeministre dhe as ministre.

Gjykata e Posaçme firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Belinda Balluku akuzohet për veprën penale 'shkelje e barazisë në tendera' dhe është marrë e pandehur për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ndërsa po hetohet për 7 lotet e Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për 3 procedura të tjera tenderuese.


Video