Ky është kryeqyteti europian që mund të zgjidhet si vend takimi për Zelensky, Putin dhe Trump

19 August 2025, 20:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ky është kryeqyteti europian që mund të zgjidhet si vend
Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ai ukrainas Volodomyr Zelensky

Kryeqyteti hungarez del si zgjedhja e parë për amerikanët, për takimin Trump, Putin dhe Zelensky, raporton Politico.

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm trepalësh midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump, homologut të tij rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, raportoi sot Politico, duke cituar një zyrtar të administratës Trump dhe një person të afërt me administratën.

Shërbimi Sekret i SHBA-së po përgatitet për samitin në vendin e Evropës Qendrore, me kryeqytetin hungarez që del si zgjedhja kryesore e Shtëpisë së Bardhë, raportoi Politico.


Video