Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ka ndodhur disa herë!
Ndërsa ministrat e Brendshëm dalin e flasin nëpër konferenca për sigurinë në vend, ndodh ndonjë vrasje.
Si për të treguar, se në fakt, sigurinë nuk e kontrollon Ministria e Brendshme, por ata, kriminelët që gjenden në çdo cep të Tiranës.
Kështu ndodhi edhe këtë të premte.
Ndërsa ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, sapo përfundoi një konferencë për shtyp, Tirana u trondit nga dy ngjarje të rënda, të ndodhura pak kilometra njëra me tjetrën.
Fillimisht u vra një 31-vjeçar nga disa tropojanë, ndërsa pak minuta më vonë u plagos me armë një 34-vjeçar.
Ndoshta do të bënin më mirë që të flisnin më pak e të vepronin më shumë! (Vox News)