Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Tiranë.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri te ish -Parku i Autobusëve, në zonën e njohur si Delijorgji.
Një person është plagosur në bark. Ai është dërguar menjëherë në një spital privat.
Burimet bëjnë me dije se dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një sherri për shkak marrëdhëniesh familjare, konkretisht xhelozi për një femër.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai është identifikuar dhe është 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku.
olicia ka identifikuar autorin si Besjan Ferazini