Kryetarja e KLP-së në Kuvend: Jemi me 123 prokurorë më pak, vakancat plotësohen brenda 2 viteve

30 October 2025, 13:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryetarja e KLP-së në Kuvend: Jemi me 123 prokurorë më pak,
Mirela Bogdani

Këtë të enjte ka nisur raportimi vjetor i institucioneve, ku Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani është duke folur në seancën plenare.

Bogdani po raporton për vitin 2024 lidhur me ecurinë e institucionit që ajo drejton.

“Aktualisht kemi përmbyllur numrin 46 të vlerësimeve etike dhe profesionale. Ka për 25 kandidatë për vetingun në hyrje, Kemi verifikuar 23 kandidatë që kanë përfunduar formimin he kemi kryer verifikimet për 9 kandidatë për poste drejtues.

Për vitin 2024 numri i prokurorëve 218, nga 341 që parashikohet në sistem. Aktualisht kemi 284 prokurorë, 57 vakanca të përhershme dhe 39 vakanca të përkohshme. 57 të përhershme planifikohet të mbyllen në harkun kohor e 2 viteve e gjysmë pasi të emërohen mashtritratë prokurporë vitin që vjen dhe dy vtiete që vijnë. Do të jenë numri 39 janë prokurorë që janë në shqyrtim në shkallën e dytë të Apelit.

Viti 2024 ka treguar se çdo vendimmarrje e KLP nuk është thjeshtë një akt administrativ por një mesazh për sistemin. Raporti nuk është vetëm përmbledhje, por një pasqyrë e përgjegjësive dhe kompetencave”, tha ndër të tjera Bogdani.


Video