Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Fatjon Bushi është 48-vjeçari i arrestuar i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një djalë të mitur.
Bushi ishte klient një lokal në Kamëz ku 15-vjeçari ishte në provë për t’u punësuar.
Por, sipas informacioneve, 48-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.”, informuan blutë.