Kreu i SPAK, Klodian Braho po zhvillon takimin e parë me gazetarët, ku po bën një bilanc të punës së SPAK nga 1 janari deri më 15 korrik 2026.
Në vetëm 7 muaj, SPAK ka hetuar 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe ka vënë në sekuestro 440 mln euro pasuri.
Gjatë kësaj periudhe janë vënë në hetim 5 kryetarë ose ish-kryetarë bashkie, 3 drejtues institucionesh në hetim, 3 gjyqtarë ose ish-gjyqtarë, 2 ministra ose ish-ministra dhe 1 deputet.
16 zyrtarë të hetuar në 7 muaj
Kryetarë ose ish-kryetar bashkie 5
Drejtues ose ish-drejtues institucionesh qendrore 5
Gjyqtarë, ish-gjyqtarë, prokurorë 3
Ministra ose ish-ministra 2
Deputetë 1
Pasuritë e sekuestruara në 7 muaj
Prona të paluajtshme (tokë, truall, pyje) Mbi 150,000 m²
Vila, apartamente dhe hotele Mbi 60
Shoqëri tregtare, kuota kapitali dhe asetet e tyre Mbi 10
Llogari bankare Mbi 620
Automjete dhe mjete lundruese Rreth 100