Zgjerohet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Ylli Pjetërnikaj dorëzon kandidaturën, pritet edhe ajo e Arta Markut

30 July 2026, 11:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjerohet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Ylli
Ylli Pjetërnikaj dhe Arta Markut

Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm pritet të zgjerohet, pasi përveç kandidaturave të depozituara tashmë nga Adnan Xholi dhe Rovena Zoto (Bozo), pritet të hyjnë në garë edhe emra të tjerë të njohur të sistemit të drejtësisë.

Gazetarja Anila Hoxha tha për emisionin "Breaking" me Fiori Dardhën se Ylli Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentet pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke u bërë një tjetër emër në garën për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Pjetërnikaj është pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës. Pjeternika ka ushtruar detyrën e prokurorit në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër. Afati i aplikimeve mbyllet në 1 gusht.

Gjithashtu pritet edhe kandidatura ish-Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku. 

Deri më tani, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) kanë dorëzuar kërkesën për kandidim prokurori i SPAK, Adnan Xholi, si dhe prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Rovena Zoto (Bozo).




Video