Kryefjala e vitit 2023 ishte turizmi, por edhe rritja e numrit të mjeteve dhe trafikut rrugor: Ulet numri i aksidenteve rrugore

4 January 2024, 20:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryefjala e vitit 2023 ishte turizmi, por edhe rritja e numrit të mjeteve
Statistike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë një analizë të vitit 2023, ndërsa thekson se kryefjala e vitit të kaluar ka qenë rritja e ndjeshme e turizmit, por që ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të mjeteve në lëvizje dhe trafikut rrugor.

Statistikat për vitin 2023 tregojnë se: 2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar, duke i shtuar trafikut rrugor në Shqipëri +30,034 mjete në ditë në qarkullim. Flota aktive e mjeteve vendase dhe të huaja në total llogaritet në 897,833 mjete, ose 51% më shumë krahasuar me vitin 2018.

Ndërkohë, pavarësisht fluksit të shtuar në rrugët e Shqipërisë, në krahasim me vitin 2018, numri i aksidenteve rrugore është ulur me -22.4%. Edhe numri i viktimave nga aksidentet rrugore është ulur me 10.3% me ulje të indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete me -41.7%!

Postimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor:

-Kryefjala e vitit 2023, ka qenë rritja e ndjeshme e turizmit duke ndikuar padyshim në rritjen e numrit të mjeteve në lëvizje dhe trafikut rrugor.

Fakt ky që nxjerr në pah sfidat me të cilat përballemi dhe rëndësinë e analizimit korrekt të realitetit, sipas kontekstit. Shifra kuptimplota dhe pozitive, në harkun kohor 2018-2023. 

-Statistikat për vitin 2023 tregojnë se:

- 2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar, duke i shtuar trafikut rrugor në Shqipëri +30,034 mjete në ditë në qarkullim!

-Flota aktive e mjeteve vendase dhe të huaja në total llogaritet në 897,833 mjete, ose 51% më shumë krahasuar me vitin 2018!

-Shkalla e motorizimit në Shqipëri është 314 mjete për 1,000 banorë ose 55% më shumë krahasuar me vitin 2018!

-Rritet numri i targimeve të reja me +78,157 mjete, +30% krahasuar me 2018!

-Rritet numri i kilometrave të përshkuara në vit me +92% krahasuar me 2018!

Pavarësisht fluksit të shtuar në rrugët e Shqipërisë, në krahasim me vitin 2018:

 -Numri i aksidenteve rrugore është ulur me -22.4%!

-Numri i viktimave nga aksidentet rrugore është ulur me 10.3% me ulje të indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete me -41.7%!

-Numri i qytetarëve të përfshirë në aksidente rrugore është ulur me -27.3%, me një ulje të indeksit të aksidenteve për 10,000 mjete me -48.5%! 

-REZULTATET POZITIVE nuk bien nga qielli! Ato arrihen me PUNË! 

Ndërsa aksidentet rrugore ULEN, PROVOJNË se ky SUKSES s’do të ishte i mundur pa faktorët e mëposhtëm:

-Kulturë Trafiku, me aktivitete e programe edukative anembanë vendit!

-Kontroll rrugor më efikas dhe masa më të forta e transparente!

-Leje Drejtimi më të merituara!

-Mjete rrugore më të sigurta!

- Rrugë dhe sinjalistikë më e mirë!

Me dëshirën dhe qëllimin që viti 2024 të shënojë arritje të tjera pozitive përsa i përket zhvillimeve në qarkullimin rrugor, punojmë drejt misionit për garantimin e mjeteve më të sigurta dhe për drejtues mjeti më të përgjegjshëm, për përmbushjen e këtij qëllimi me efekt afatgjatë!



Video