Identifikohet trupi i pajetë i gjetur te "Uji i Ftohtë" në Vlorë

4 January 2024, 16:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur te "Uji i Ftohtë"

Policia e Vlorës ka identifikuar një trup të pajetë që u gjet sot buzë detit në zonën e "Ujit të Ftohtë".

Policia bën me dije se viktima është shtetasja me inicialet R.V, 52-vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës", njofton policia.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Video