KQZ shqyrton nesër mandatin e Belerit, zbardhet projekt-vendimi që pritet të miratohet: Nuk mundet ta ushtrojë detyrën

3 July 2024, 18:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ shqyrton nesër mandatin e Belerit, zbardhet projekt-vendimi që
Fredi Beleri

Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, teksa nesër mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të shqyrtuar vlefshmërinë e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Dhionisios (Alfred) Beleri.

Dhionisis Alfred Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale, teksa u shpall edhe fitues i Bashkisë Himarë. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Pasoja direkte e vendimit të apelit është humbja e mandatit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë.

Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin. Ndaj tij qëndroi në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

"Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”, njofton KQZ-ja.



Video