Kokaina në kuti picash dhe arrestimi i gazetarit/ Kush është Altin Gega që i kërkohet sekuestrimi i 6 apartamenteve (Video)

27 September 2022, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kokaina në kuti picash dhe arrestimi i gazetarit/ Kush është
Në foto: Altin Gega

Prokuroria kërkon që Altin Gegës ti sekuestrohen 6 pasuri të paluajtshme, ky i fundit u arrestua nga policia më 27 korrik 2021 për shpërndarje të kokainës me kutitë e picave. Po atë kohë, në një prej operacioneve, dy prej bashkëpunëtorëve të tij arritën të shpëtonin nga duart e forcave blu së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

VoxNews ka siguruar foton e Altin Gegës në momentin kur u kap gjatë aksionit të RENEA-s, në vitin 2021. Në 21 korrik, i riu tensionoi forcat RENEA duke u shpëtuar nga duart gjatë operacionit që kishin organizuar për kapjen e tij. Në momentin që policia e rrethoi, Altin Gega (Çoku) ishte brenda një mjeti bashkë me dy shokët e tij.

Ai nuk iu bind thirrjeve të policisë, shkeli pedalen e gazit dhe u largua, por vetëm pak orë më pas u vu në pranga bashkë me dy personat e tjerë. Në total në atë kohë, u vunë në pranga pesë persona, katër prej të cilëve janë: Erjon Prengaj, Altin Gega (Çoku), Taulant Çoku dhe Gentjan Kore.

Video e marrë nga TopNews:

Aksioni u zhvillua në zonën e njohur si “Varri i Bamit” gjatë të cilit u sekuestrua dhe një sasi kokaine prej 1 kilogram e 128 gramë. 

Prokuroria dyshon se Gega ka pasur lidhje me grupe kriminale në Tiranë, i fokusuar kryesisht në shpërndarjen e drogave dhe transportin e mallit e llojit kanabis e kokainë.

Po sipas Prokurorisë, dyshohet se Gega ka ushtruar veprimtariën e shitjes së kokainës edhe në shtete të tjera jashtë Shqipërisë, si në Itali, Holandë, por më i fokusuar dhe në mënyrë më intensive në Gjermani. Prokuroria ka identifikuar pasuritë familjare, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike e Gegës dhe dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria e tij kriminale.

Përplasja e policisë me gazetarin Ergys Gjençaj:

Kujtojmë se aksioni i asaj kohe u zhvillua në zonën e njohur si “Varri i Bamit” gjatë të cilit u sekuestrua dhe një sasi kokaine prej 1 kilogram e 128 gramë. Gjithsesi, sipas policisë operacioni është ende në vijim.

Në mes të aksionit forcat RENEA shtrinë barkas gazetarin Ergys Gjençaj, i cili ndodhej në zonë rastësisht bashkë me kolegen e tij, Klodiana Lala.

Video e marrë nga BW:

Pasuritë që kërkohen të sekuestrohen:

Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N4, me sipërfaqe 465.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G. dhe Sh.G;

Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N2, me sipërfaqe 149.25 m2, në pronësi të shtetasve G. G dhe Sh.G;

Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+3-N4, me sipërfaqe 659.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G dhe Sh.G;

Zona Kadastrale nr 3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 76/42, me sipërfaqe 1400 m2, në pronësi të shtetasit G.G., me nr identifikimi numër personal ID G21127076S, e regjistruar në datë në datë 09.12.2020;

Zona Kadastrale nr.3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 493/25, me sipërfaqe 1580 m2, në pronësi të shtetasit G. G.; dhe

Zona Kadastrale nr.8110, lloji i pasurisë TRUALL me nr Pasurie 3/455, me sipërfaqe 248.1 m2, në pronësi të shtetasit G. G. Pasuria është fituar me leje legalizimi nr. 1230170 datë 27.07.2018 që është godinë banimi 4 kate me sipërfaqe kati perdhe 98.2 m2, sipërfaqe e katit të parë 107.3 m2, sipërfaqe verande 19.4 m2, kati i dytë 89.7m2, sipërfaqe verande 41.6m2, sipërfaqe e katit të tretë 82.5m2 dhe sipërfaqe verande 48.8m2./VoxNews


Video