'Po flas me dashnorin', si u vra Laureta nga i shoqi pasi zbulimit të tradhëtisë me ish-mikun e familjes (Video)

27 Shtator 2022, 09:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Burri ka masakruar gruan', kështu u përcoll në media vrasja tragjike e Laureta Sulo (Fejzullai) në Vlorë më 25 Qershor të vitit 2019 nga ana e bashkëshortit. Prindër të dy fëmijëve Lavdosh dhe Laureta Sulo prej shumë vitesh ishin në një konflikt me ish-mikun e familjes Luan Sejdiraj.

Konflikt për të cilin komisariati, Prokuroria dhe Gjykata e këtij qyteti ishte vënë në dijeni nga kallëzimet, paditë, procedimet, gjykimet që ata kishin bërë ndaj tij. Ajo për të cilën vetëm njëherë ishte dënuar Luan Sejdiraj ishte përndjekja ndaj bashkëshortes së Lavdosh Sulos.

49-vjeçari nga Vlora babai i 3 vajzave është me profesion shofer dhe ka në pronësi një kamion. Madje në ngjarjen në fjalë ai ishte dhe konfliktuar me djalin e të ndjerës.

Në disa prej kallëzimeve, Laureta u tregonte oficerëve të  policisë se Luani e kërcënonte se do i vriste fëmijët. Lavdosh Sulo e kishte vrarë bashkëshorten për arsye xhelozie pasi kishte mësuar se kjo e fundit kishte patur marrëdhënie me Luan Sejdiraj.

Por një javë para krimit makabër, vëllai i Lavdoshit, Arben Sulo i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia kishte tentuar ta vriste Luan Sejdiraj pasi ky i fundit po vijonte përndjekjen ndaj vëllait të saj.

Laureta Sulo kishte pranuar në një prej kallëzimeve se kishte patur marrëdhënie dashurie shumë vite më parë me Luanin në kohën kur kishte patur mosmarrëveshje me bashkëshortin.

Në momentin që ka rregulluar sërish marrëdhëniet me burrin ka kërkuar që të ndahej me Luanin, por ky i fundit nuk ka pranuar të heqë dore duke e kthyer në një makth jetën për 43-vjeçaren.

Video e marrë nga Klan:

Video