Klubi i italian i futbollit, Hellas Verona është në telashe serioze me drejtësinë italiane dhe rrezikon falimentimin, teksa prokuroria e Bolonjës ka vendosur sekuestro preventive ndaj 100% të aksioneve.
Nën lupën e policisë ekonomike financiare janë disa lëvizje të presidentit Maurizio Setti, nën hetim për falimentim.
Siç raportohet nga GdF, pronari i klubit verdheblu i kishte zhvendosur të gjitha aksionet e Scala nga paketa e aksioneve të një kompani aksionare (që i atribuohet atij) pa paguar shumën.
Objektivi i policisë ishte të hidhte dritë mbi sponsorizimet e marra nga lëshimi i faturave false nga një kompani letrash.
Operacioni i njohur si “Cyrano” parashikon hetimin e 26 personave, mes tyre edhe Setti, për arsye të ndryshme. Sipas hetuesve bëhet fjalë për një mashtrim tatimor me një dëm prej 10 milionë euro.