Roberto Carlos kandidat për ta drejtuar përfaqësuesen e Kosovës

17 December 2023, 19:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roberto Carlos kandidat për ta drejtuar përfaqësuesen e
Roberto Carlos

Roberto Carlos është një tjetër kandidat për ta drejtuar përfaqësuesen e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk, Ajansspor.

Kjo gazetë shkruan se Federata e Futbollit të Kosovës e ka kontaktuar edhe trajnerin turk, Şenol Güneş.

“Thuhet se së bashku me Şenol Güneş në listën e Kosovës është edhe Roberto Carlos, i cili ka luajtur për Fenerbahçen në Turqi dhe për një kohë ka punuar si trajner i Sivassporit dhe Akhisar Belediyespor”, shkruan gazeta turke.

Së fundmi, FFK-ja ia vuri syrin trajnerit spanjoll, Robert Moreno, i cili pas takimit me kryetarin Agim Ademi megjithatë e zgjodhi opsionin rus të FC Sochi.

Shtëpia e futbollit kosovar është në kërkim të pasardhësit të Primoz Glihas, i cili u largua nga “Dardanët” në fund të kualifikueseve për Euro 2024.


Video